Baraliu i drejtohet Nagavcit: Refuzoje këtë post nëse ta ofron Vetëvendosje

Aktuale

Baraliu i drejtohet Nagavcit: Refuzoje këtë post nëse ta ofron Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:49
Bleron Baraliu

Sot në media është raportuar se Arbërie Nagavci, do të jetë ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në qeverinë e re, e cila pritet të votohet më 22 mars.

Por, asaj po i kërkohet që ta refuzojë ofertën për të parën e MASHT-it, përcjell Bota sot.

Këtë Nagavcit ia ka kërkuar analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu. Ky i fundit, ka thënë se Nagavci duhet të insistojë që këtë ministri ta drejtojë një resurs më i përgatitur dhe më me përvojë.

Sipas Baraliut, nëse deputetja e VV-së e bën këtë gjë, do të tregojë se ajo nuk mërzitet për poste.

Reagimi i Baraliut në Facebook:

Arbërie Nagavci e din shumë mirë se Ministria e Arsimit është absolutisht më kritikja në 4-vjeçarin e ardhshëm. Po ashtu, ajo e din edhe më mirë se ka nevojë për më shumë përvojë, dhe mbi këtë parim kam besim të plote se ajo do të refuzojë ofertën dhe insistojë që njëri nga resurset më mirë të përgatitura të marrë këtë përgjegjësi.

Përveç tjerash, kjo do na rriste konfidencën që VV, Albini, dhe Arbëria nuk mërziten për poste e formalitete, por për punë e kontribut për shoqëri. Kjo edhe do na rriste vullnetin për bashkëpunim e vullnetarizëm.

#zhvilloArsimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat