Zyrtari i PDK-së, thirrje Kurtit e Osmanit: Ndalni sulmet ndaj shtetit të Kosovës, boll po e sulmon Serbia

Aktuale

Zyrtari i PDK-së, thirrje Kurtit e Osmanit: Ndalni sulmet ndaj shtetit të Kosovës, boll po e sulmon Serbia

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:14
Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit për BBC ku Kosovën e paraqet si vend të zhytur në krim e korrupsion.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se deklarata të tilla janë sulme kundër shtetësisë së Kosovës.

Madje ka bërë thirrje që sulme të tilla siç i konsideron ai të ndalen pasi që mjaft ka nga Serbia kësisoj.

Postimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Prej ditës kur Kosova ia ka nisë negociatave për pavarësi dhe deri para 2020, Albin Kurti dhe Vetëvendosje veç një pamje të Kosovës kanë dashur të shfaqet në media të huaja – sheshet dhe objektet shtetërore që digjen flakë.

Qëllimi? Që Kosova të paraqitet në sytë e botës si vend jo stabil dhe i dështuar.

Sulmin kundër shtetit të Kosovës e paska vazhduar ajo që pretendon të bëhet numri një i shtetit, Vjosa Osmani. Në medien ndërkombëtare BBC, ajo e paska nxirë shtetin e ri të Kosovës duke e prezantuar si një shtet i korruptuar dhe krimiminal.

Ju zonja Osmani dhe ju zoti Kurti, ndaloni sulmet ndaj shtetit të Kosovës. Nuk mund ta bëjmë shtetin dy herë. Boll po e sulmon Serbia.

As ty z. Kurti dhe as ty zonja Osmani, shteti i Kosovës nuk iu ka borxhe që ta luftoni kaq shumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat