“Është shumë që VV-ja t’i ketë të gjitha institucionet kryesore”, Xhavit Halitit i vjen goditja

Aktuale

“Është shumë që VV-ja t’i ketë të gjitha institucionet kryesore”, Xhavit Halitit i vjen goditja

Nga: A.Zh Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:36
Xhavit Haliti

Deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se është shumë që një parti politike, t’i udhëheq të gjitha institucionet kryesore në Kosovë.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’ia jep opozitës njërin nga institucionet ose ndonjë figure jo partiake.

“Ne akoma si parti nuk kemi një vendim konkret çfarë do të bëjmë në seancën kur zgjidhet Presidenti ose kur do të mbahet ajo seancë, por unë personalisht mendoj që është shumë për të pas në pushtet një parti e vetme për t’i pas krejt pushtetet kryesore dhe mendoj që do të duhej me reflektu si parti dhe si subjekt vet Vetëvendosja që të jep një mundësi shtesë për njërin nga institucionet që ta ketë opozita ose në variantin tjetër të ketë një figurë unifikuese jashtë partiake e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Haliti.

Lexo edhe: Çka po i kërkon Xhavit Haliti Vetëvendosjes për postin e presidentit?

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari, i cili ka thënë se nuk është shumë që një parti t’i ketë të të gjitha institucionet, përcjell Bota sot.

“Xhavit Haliti: Është shumë një parti me i udhëheq të gjitha institucionet kryesore. Ndoshta edhe nuk është shumë! Boll keni qeverisë ju tjerët 20 vjet.”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat