Abdixhiku thumbon sërish Kurtin, ja si e cilëson programin e tij qeverisës

Aktuale

Abdixhiku thumbon sërish Kurtin, ja si e cilëson programin e tij qeverisës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:11
Çim Peka dhe Lumir Abdixhiku

Në intervistën e tij të parë mediatike në një media, Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, në Çim Peka Live e cilësoi programin qeverisës të paraqitur nga Albin Kurti dhe LVV si utopik dhe pa përmbajtje.

Por Abdixhiku tha se nuk do të merret me të shkuarën e Kurtit por me atë që ai do të japë për Kosovën tani e në vazhdim.  

"Kjo qeveri ka marrë shumicë qeverisëse dhe besimin për të ushtruar programin e saj. A do ia dalë apo jo, unë mendoj që jo, por ne jemi opozitë për të artikualua alternativat me njerezit tanë të besueshëm. Ata kanë ide të gabuara në shumë sfera, nuk kanë zgjidhje më shumë probleme, janë sipërfaqësorë, populistë në shumë  probleme bazike të qeverisjes, dhe i kanë reduktuar problemet në rimë dhe jo në përmbajtje.

Ata kanë kanë projektuar një të ardhme utopike karshi problemeve të rënda se si do të zgjidhen. Nuk kërkojmë zgjidhje në 6 muaj, ata do kenë muajt e tyre të mjaltit dhe në do të merrem gjatë kësaj kohe me të vetveten. Por kur të jetë koha do japin alternativat tona. Z. Kurti dua ta gjykoj tash e tutje, jo për atë se çfarë ka bërë në të shkuarën", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat