Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çka biseduan

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja çka biseduan

Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:21
Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se me ambasadorin amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, sidomos për maturinë që tregoi Kosova pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin amerikan në Kosovë. Me z. Philip Kosnett, biseduam rreth zhvillimeve të fundit politike dhe maturinë politike që e tregoi vendi ynë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

E informova ambasadorin se Aleanca do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

Gjithashtu falënderova ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për vendin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat