Asambleisti i PDK-së në Prizren, Kastriot Krasniqi thotë se kryetari i degës, Shaqir Totaj e ka humbur ndikimin e tij.
Sipas tij, Totajn nuk po e dëgjon e nuk po ia merr fjalët seriozisht askush.
Ai shton se votat për Mytaher Haskukën, kryetarin e tanishëm të Prizrenit u bënë edhe me ndihmën e PDK-së.
Ai madje ka kërkuar reflektim nga PDK.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Degës së PDK-së e ka humb ndikimin.
Askush s’po e dëgjon, askush s’po ia merr fjalët seriozisht.
Votat iu bënë Mytaher Haskukës, edhe me ndihmën e PDK-së.
Kështu nuk hyhet në garën për kryetar Komune kur nuk të pyet kush.
PDK duhet të reflektojë sa nuk është bërë vonë.
Me respekt
K.K
