Eksperti amerikan i përgjigjet ashpër provokimit të Vuçiqit, kërkon nga Biden të reagojë

Aktuale

Eksperti amerikan i përgjigjet ashpër provokimit të Vuçiqit, kërkon nga Biden të reagojë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:31
Alon Ben Meir

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj provokimit të rëndë të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili dje publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë në të.

Ben Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

Ai tutje ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiqi,  se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-ve duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiq se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ndryshe, shtetasi e Kosovës tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat