Harta e Kosovës me simbole serbe, reagon analisti nga Gjermania: BE na ka borxh, po hesht!

Aktuale

Harta e Kosovës me simbole serbe, reagon analisti nga Gjermania: BE na ka borxh, po hesht!

Nga: N.Sh. Më: 19 mars 2021 Në ora: 10:03
Aleksandar Vuçiq

Pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin serb nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë reaguar politikanët dhe analistët në Kosovë.

Reagime ndaj Vuçiqit bëri edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku dhe shumë të tjerë.

Edhe analisti nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, Leon Duhanaj reagon ndaj Vuçiqit.

Ai thotë se pas kësaj qasje të Vuçiqit po heshtin institucionet ndërkombëtare.

Sipas tij, BE-ja na ka borxh dhe po vazhdon të fuhet në borxh për shkak të heshtjes së tyre.

“Kjo qasje, nuk është në shërbim të paqës, e as dialogut!

Keqardhje për serbet se si me politikën e tyre nuk po arrijnë të lëvizin nga balta shekullore!

Institucionet ndërkombëtare të cilat edhe për (ndjesë) një po... dinë të ngrejnë zërin, këtu po heshtin.

BE, na ka borxh, shumë, shumë dhe po vazhdon të futet n'borxh!”, shkruan Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat