Akuza ndaj Haskukës, Kryeziu: Më vjen turp, nga ajo që i është servuar qytetarëve nga ky pushtet

Aktuale

Akuza ndaj Haskukës, Kryeziu: Më vjen turp, nga ajo që i është servuar qytetarëve nga ky pushtet

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:49
Mytaher Haskuka

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka akuzuar pushtetin aktual të udhëhequr nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Kryeziu ka thënë se pushteti i Haskukës, ka degraduar krahasueshëm me atë paraprak, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Prizreni ka nevojë më shumë se dje për vlera të tjera të qeverisjes.

Reagimi i Kryeziut:

Në Prizren, në qeverisjen lokale përpos ndryshimit të njerëzve, pushteti aktual i udhëhequr nga VV-ja, ka degraduar krahasueshëm me atë paraprak.

Shpesh herë më vjen turp, nga ajo që i është servuar qytetarëve në këto katër vite nga ky pushtet.

Por, jo pse jam angazhuar për dorëheqjen e Mujës dhe humbjen e PDK-së, sepse kishim nevojë për vlera tjera të qeverisjes.

Sot, Prizreni më shumë se dje e shumë me shumë për nesër ka nevojë për vlera tjera të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat