U la jashtë kryesisë së re, “shpërthen” Selmanaj – Tregon planin e Lumir Abdixhikut me Vjosa Osmanin

Aktuale

U la jashtë kryesisë së re, “shpërthen” Selmanaj – Tregon planin e Lumir Abdixhikut me Vjosa Osmanin

Nga: A.Morina Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Zëvendëskryeministri në Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi nuk ka arritur të bëhet pjesë e kryesisë së re të LDK-së.

Selmanaj tha se po tentohet të diferencohet Vjosa Osmanin nga Vetëvendosja. Ai tha se ‘turri’ i Abdixhikut për ta takuar Osmanin, është përpjekje për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.

“ “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve Qëndrestarë të saj”, shkroi Selmanaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

“ Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat