Borrell raporton sot para ministrave të BE-së rreth dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Borrell raporton sot para ministrave të BE-së rreth dialogut Kosovë-Serbi

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:54
Josep Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do t`i informojë sot ministrat e jashtëm të vendeve anëtare sot për rezultatet e vizitës së emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.

Vizita e Lajçak në rajon do të paraqitet si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”. Kryediplomati evropian do të informojë gjithashtu ministrat e jashtëm të BE-së në lidhje me situatën në Venezuelë, zhvillimet e fundit në Gjeorgji dhe Birmani.

Dy pikat më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të BE-së do të jenë marrëdhëniet me Rusinë dhe Turqinë, shkruan portali Kosovo Online.

Borell së pari do të paraqesë shkurtimisht zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, pas miratimit të shpejtë të sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për arrestimin, ndjekjen penale dhe dënimin e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny.

Një debat ministror pritet gjithashtu, i cili do të shërbejë si një hyrje në debatin strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi, i planifikuar për në samitin e BE në 25 dhe 26 mars.

Përpara Këshillit Evropian më 25 dhe 26 mars, ministrat do të kenë një diskutim strategjik mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Turqi dhe do të vlerësojnë marrëdhëniet në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat