Bedri Hamza i përmend mungesat në ekspozenë e Kurtit

Aktuale

Bedri Hamza i përmend mungesat në ekspozenë e Kurtit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:00
Bedri Hamza

Deputeti i PDK’së, Bedri Hamza, ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshëm të thirrur për votimin e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se i propozuari për kandidat nga radhët e VV’së, Albin Kurti, la disa çështje jashtë ekspozesë së tij. Sipas tij, Kurti i ka përmendur vazhdimisht këto çështje ndërkohë që tani nuk i përmendi më.

“Ku është shërbimi ushtarak? Ku është fondi sovran? Ku është fondi për bankën zhvillimore?. po shteti i së drejtës. Po si të rregullohet shteti i së drejtës pa respektim të ligjeve”, tha ai.

Ai kujtoi disa gabime në Qeverinë Kurti 1 në të cilat u dëmtua buxheti. Sipas tij, shkarkimi arbitrar i dy sekretarëve të përhershëm ndikoi që ata të paguhen pa punuar.

“Si rezultat i mos respektimit të procedurave kemi pasur pagesa për dy sekretarë të shtetit të cilët i kushtuan buxhetit. Ngutia dhe padituria ka ndikuar në këtë çështje dhe të tjera sikur kjo”, tha ai.

Ai po ashtu kërkoi shpjegime se si do të ndodhë rritja ekonomike. Sipas Hamzës, nuk pati asnjë shpjegim në atë se si do të ndodhë rritja.

“Ka këto pare, nga i merrni? Nuk pash asnjë ekspoze se si do të ndodhë kjo rritje ekonomike dhe si do të përkthehet në rritje të vendeve të punës. Asnjë fjalë për sektorin privat. Dihet se numri më i madh i të punësuarve vjen nga sektori privat. Kujdes nga efekti domino zotëri Kurti. Një gabim dërgon në gabime tjera. Cka mbetet pra, borxhi publik? Kjo është rritur si asnjëherë më parë. Deficit publik është shumë i lartë. Si rezultat do të vjen rritja e tatimeve. Dhe rritja e tatimeve do të rrisë barrën mbi qytetarët”, tha Hamza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat