Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

Aktuale

Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:35
Albin Kurti, Bekim Jashari dhe Glauk Konjufca

(E plotësuar 14:32) - Ushtruesi i detyrës së presidentit, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin e sapo zgjedhur, Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Dy bartësit institucionalë thanë se përkujtimi i lavdisë dhe sakrificës së Jasharajve duhet të jetë gjithmonë dhe çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme shtetërore.

Konjufca tha se Prekazi është vendi ku u ringjallë kombi shqiptar.

Konjufca: Jemi këtu që të përkulemi para veprës së madhe të familjes Jashari

“Jemi këtu që të përkulemi para veprës së madhe të familjes Jashari dhe të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara. Meqenëse ky është vendi që në vitin 1998 kombi shqiptar u ringjallë dhe sakrifica e familjes Jashari e lëvizi krejt botën dhe e bëri atë të rreshtohet në anën e interesit të kombit shqiptar. Prandaj për këtë arsye do të jetë i përjetshëm dhe përhershëm kujtimi i gjithë kombit shqiptar për këtë sakrificë të madhe të familjes Jashari”, tha ai.

Image

Ndërsa, Kurti tha se Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare.

Kurti: Çdo pozitë e lartë institucionale duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek jasharajt

“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme shtetërore, çdo pozitë e lartë institucionale duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek jasharajt dhe tek Prekazi. Ky kryeqytet i kryengritjes sonë kombëtar”, tha ai.

Falënderues për këtë vizitë u shpreh djali i Hamzë Jasharit, Bekimi i cili është edhe kryetar i komunës së Skenderajt.

Ai po ashtu, iu uroj sukses në pozitat e reja Konjufcës dhe Kurtit.

Jashari: Konjufcës e Kurtit iu uroj detyrën e re, një mision me shumë sfida me shumë vështirësi

"Pata kënaqësinë që sot t'i shoqëroj presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit z. Konjufca dhe kryeministrin z. Kurti edhe si kryetar i Komunës por edhe si anëtar i familjes Jashari. Shfrytëzoj rastin këtu që t'iu uroj detyrën e re, një mision me shumë sfida me shumë vështirësi, me shumë telashe të mëdha që e presin vendin tonë gjithandej. Uroj të kemi shëndet të gjithë së bashku neve s popull, si qytetarë, por edhe këta si udhëheq të shtetit të kenë sukses dhe vendi ynë të ecë përpara", tha ai.

Kryeministri sapo zgjedhur, Albin Kurti sot morri detyrën e të parit të ekzekutivit, ndërsa, Konjufca dje u zgjodh kryetar i Kuvendit nga të zgjedhurit e popullit. Me të marrë këtë detyrë, Konjufca u bë automatikisht edhe ushtrues detyre i presidentiti.

***

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë vizituar sot Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me të cilin kanë bërë edhe homazhe.

Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave.

 ”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

Albin Kurti ndërkaq ka thënë se çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme kthehen në Prekaz, në vendin që ai e ka quajtur “kryeqytet të ngritjes tonë kombëtare”.

“Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së”.

“Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

Jashari në anën tjetër i ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për detyrat që kanë marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat