Dumoshi dorëzon mandatin e ministres së MKRS-së, falënderon Hotin

Aktuale

Dumoshi dorëzon mandatin e ministres së MKRS-së, falënderon Hotin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:16
Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi

Vlora Dumoshi sot ka dorëzuar mandatin e saj si ministre e MKRS-së.

Ajo udhëhoqi këtë dikaster në dy qeveritë e kaluara, LDK-VV dhe LDK-AAK-Nisma.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka falenderuar edhe kryeministrin Hoti për mundësinë e dhënë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Faleminderit Kryeministër Hoti.

Rrugëtimi i juaj në shërbim të vendit është vlerë për Republikën. Angazhimi juaj profesional është aset për vendin.

Rruga e ndershmërisë është virtyt që karakterizon çdo gjë. Faqebardhë.

Jam e lumtur që isha pjesë e qeverisë suaj, ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kultura, Rinia dhe Sporti nën drejtimin e qeverisë Hoti janë në lakoren e rritjes e zhvillimit. Ishte qeveri e të gjithëve jo e disave a po selektive.

Këta jemi ne. LDK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat