Klinaku: Gjykata Speciale përveç që është e pa ligjshme, sot u tregua edhe jo serioz

Aktuale

Klinaku: Gjykata Speciale përveç që është e pa ligjshme, sot u tregua edhe jo serioz

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:05
Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka theksuar sot se Gjykata Speciale është treguar jo serioze pasi nuk ka kthyer pajisjet që i kanë marrë gjatë bastisjes në zyrat e tyre gjashtë muaj më parë.

Klinaku tha se në një konferencë për medie se nga kjo gjykatë janë njoftuar që sot do t’i marrin ato pajisje tek selia EULEX, pajisje këto të konfiskuara nga Prokuroria e Specializuar por që nuk u janë kthyer sot.

Ai theksoi se këto lojëra nga një gjykatë që thuhet se sjell drejtësi, duket e paarsyeshme.

Klinaku: Gjykata Speciale përveç që është politike, e pa ligjshme, sot janë treguar që janë edhe jo serioz

“Neve na kanë thirr nga Haga nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të na thënë që do t’i sjellin ato pajisje që i kanë konfiskuar para gjashtë muajsh. Unë iu kamë thënë që këtu është mirë që t’i sjellin ato pajisje. Më vonë më ka thirr prapë dhe arsyetimi i tyre ka qenë që për shkaqe të sigurisë ne nuk mund të vijmë në zyrat e juaja për t’i sjellë pajisjet dhe kanë kërkuar nga ne që të shkojmë për sot më 24 mars në orën 10:00 për t’i marrë pajisjet në Zyrat e Prokurorisë që gjendet brenda zyrave të EULEX në Fushë Kosovë. Ne kemi autorizuar avokatin Tomë Gashi për këtë çështje që të shkoj sot që t’i marrë ato pajisje[…]Ne si Organizatë e Veteranëve shumë herë kemi thënë që përveç që kjo Gjykatë Speciale që është gjykatë politike, e pa ligjshme, pa afat kushtetues, me çështjen e sotme ata po tregojnë se janë edhe jo serioz”, tha ai.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi theksoi se sot në orën 10:00 kanë shkuar në selinë e EULEX për t’i marrë pajisjet, por ato nuk u dorëzuan.

Gashi tha se me një kërkesë të veçantë kanë kërkuar nga Specialja që të tregojnë se çfarë konkretisht kanë gjetur në pajisjet e konfiskuara, mirëpo sipas tij, kjo kërkesë e tyre mund të jetë dhe arsyeja e mos dhënies së këtyre pajisjeve.

Gashi: Nuk na janë dorëzuar pajisjet dhe nuk ka afat tjetër për kthimin e tyre

“Ishte një deklaratë prej njërit prej hetuesve që ata nuk mund ta bëjnë këtë për arsye logjistike, sipas tyre janë të zënë dhe nuk na janë dorëzuar pajisjet. Ajo që në kemi kërkuar si kërkesë të veçantë se duhet të na japim një sqarim se çfarë kanë gjetur në pajisjet të cilat I ka konfiskuar më 25 shtator të vitit të kaluar kur është arrestuar edhe Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Pajisjet të cilat janë marrë ne e dimë që asgjë inkriminuese nuk ka pasur, s’e s’mund të ketë[…]duket që Gjykata Specializuar përveç dëmeve të tjera që është duke I shkaktuar, duket që e ka humbur rrugën dhe aspak nuk paraqiten serioz edhe me kërkesat e tyre, e lëre më me kërkesat e tona që i kemi të kohë pas kohshme[…]Ata fillimisht premtuan që do të bëhet brenda javës së ardhshme, por kur unë kam kërkuar që ky afat të definohet në formë të shkruar qoftë me email apo me shkresë zyrtare, ata deklaruan sot në orën 10:10 minuta që tani për tani kanë vendosur që këto pajisje mos të kthehen dhe nuk kemi datë të saktë se kur do të kthehen”, theksoi Gashi.

Nga këto bastisje, që përbëjnë dy shtëpiza të kompjuterit, një fotokopjuese dhe dokumente në shtator ishin arrestuar edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat