Konjufca priti sot në takim ambasadorin e shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Aktuale

Konjufca priti sot në takim ambasadorin e shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:24
Pamje nga takimi

U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjufca në takim me shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport ka pranuar urimet për detyrën e re. Shefi i OSBE-së ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën mëtej në procesin e demokratizimit.

Z.Davnport, njëkohësisht ka përgëzuar z.Konjufca për standardin të cilin e ka vendosur Kosova me rregullsinë e procesit të fundit zgjedhor, duke inkurajuar reformimin e sistemit zgjedhor.

Ndërkaq u.d. Presidenti Konjufca, gjithashtu ka uruar z.Davenport për detyrën dhe duke falënderuar OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme, ka theksuar rëndësinë e konstituimit të institucioneve të reja sa më parë.

U.d. Presidenti Konjufca potencoi se përmbyllja me sukses e këtij procesi do të jetë kur konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, do të pasohet edhe me zgjedhjen e presidentes së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat