Ganimete Musliu edhe në këtë kohë merret me vajzën e Albin Kurtit, citon edhe Fishtën

Aktuale

Ganimete Musliu edhe në këtë kohë merret me vajzën e Albin Kurtit, citon edhe Fishtën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:45
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar deklaratën e saj në seancën e Kuvendit ku tha se Albin Kurti është kryeministri i parë shqiptar, fëmija i të cilit nuk flet shqip.

Musliu në DPT te Fidani tha se kryeministri për të qenë shembull duhet të niset nga praktikat në familje.

“Një kryeministër i një shteti për të qenë shuembull duhet të niset nga praktikat në familjen e tij. Ai nuk është më lider i Vetëvendosje, nuk është Albin Kurti i Malit të Zi, nuk është Albin Kurti i protestave të studentëve është kryeministër i vendit Nuk kam kurrgjë kundër Malit të Zi, është krenari që kanë arritur që ruajnë gjuhën e identitetin atje. Atë që unë e potencova, ai më nuk është një individ , ai përfaqëson shtetin”, tha Musliu.

Ajo shtoi se nëse ajo është treguar raciste atëherë edhe Gjergj Fishta është treguar racist në poezinë e tij “Gjuha Shqype”.

“Nëse kam përdor gjuhë raciste atëherë Gjergj Fishta qenka tregu racist që thotë ” Pra, mallkue njai bir Shqyptari, që këtë gjuhë të Perëndis’, trashigim, që na la i Pari, trashigim s’ia len ai fmis. Hera e dytë që tentojnë të më qesin si raciste. T’i thuash dikujt shqiptar nuk është racizëm, anglezit s’mund t’i thuash maqedonas. Nuk kam të bëj me vajzën e Albin Kurtit, unë komunikojë me kryeministrin e vendit”, shtoi Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat