Ganimete Musliu për VV: Ai që mbjellë, do të korrë

Aktuale

Ganimete Musliu për VV: Ai që mbjellë, do të korrë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:48
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka komentuar linçimet që po ndodhin ndaj saj pas komenteve që i bëri në Kuvend.

Ajo e pyeti Albin Kurti nëse vajza e tij flet shqip ndërkohë që ka marrë kritika të shumta.

“Ai që do të mbjellë grurë, grurë do të korrë e jo misër. Më falni që po flas me këso gjuhe “katunareske”. I pash komentet më thonin fshatare. Jam krenare për prejardhjen time”, ka thënë Musliu te dPT te Fidani.

Tutje ajo ka thënë se VV ka qenë gjithmonë ofenduese ndaj partive tjera.

“E dyta, jam për fushatë vetëdijësuese. VV ka pasur propagandë ndaj të gjithëve. skan lënë prindër pa përmendur. S’kanë lënë grua pa linçuar. S’kanë lënë fëmijë të politikanëve pa e futur në gjuhë. Unë jam që vetëdijësim të ndodhë. A ka qenë gruaja e Memli Krasniqit që ju dogjën karrocat në veturë? Duhet që të ndalohet me këto. Por po përdoret një standart i dyfishtë. Nëse nuk ndalohet njëra palë, atëherë cfarë ndodhë me palën tjetër”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat