Ja çfarë shkruan në letrën që Angela Merkel ia dërgoi Albin Kurtit

Aktuale

Ja çfarë shkruan në letrën që Angela Merkel ia dërgoi Albin Kurtit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:43
Angela Merkel dhe Albin Kurti

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, përmes një letre ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Merkel shkruan se në detyrën e tij si kryeministër ka një punë sfiduese për të bërë sidomos në këtë periudhë pandemie dhe se mund të mbështetet te Gjermania si një partnere e Kosovës.

Kancelarja nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e “nxehtë” të dialogut me Serbinë, ku theksoi se Kurti duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur.

“Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.”, tha Merkel në fund.

Dy ditë më parë pas zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është formuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin.

Letra e Kancelares Angela Merkel

 I dashur Kryeministër

Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju dhe qeveria juaj keni punë sfiduese përpara, në të cilat vendi juaj mund të gjëjë mbështetje te Gjermania si një partner.

Pandemia e Covid-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma, rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Ju uroj çdo sukses në punët tuaja. Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat