Mehaj ndalon pirjen e duhanit brenda ambientit të Ministrisë së Mbrojtjes

Aktuale

Mehaj ndalon pirjen e duhanit brenda ambientit të Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:47
Amrend Mehaj

Ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të Ministrisë, duke përfshirë edhe byfen.

Lajmin e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës për media në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Mund të ju konfirmoj se është marrë vendim që të ndalohet pirja e duhanit brenda ambientit të Ministrisë”, tha Shala.

Mehaj është emëruar ministër i Mbrojtjes ditën e hënë, ndërsa zëvendësministër i tij është emëruar Enver Dugolli.

Qeveria Kurti 2 është votuar nga Kuvendi i Kosovës më 22 mars, ku pro formimit të saj ishin 67 deputetë, kurse kundër 30. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat