PSD-ja me aksion simbolik kërkon dorëheqjen e Aliut: Kurti s’po bën zë për aktakuzën

Aktuale

PSD-ja me aksion simbolik kërkon dorëheqjen e Aliut: Kurti s’po bën zë për aktakuzën

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:43
PSD-ja me aksion simbolik

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur disa pllakate me në ndërtesën e Qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu, krejt kjo pasi ky i fundit ka një aktakuzë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Teuta Rrusta, nga kjo parti tha se përderisa VV-ja kritikonte për nivel të lartë të korrupsionit, vet kreu i saj në Qeveri ka emëruar një ministër me aktakuzë.

Sipas saj, madje kreu i Qeverisë nuk po bën zë sa i përket kësaj aktakuze.

“Ne sot kemi ndërmarr një aksion simbolik ku i kemi shkruar dy letra njëra për ministrin Aliu dhe një për Kurtin të cilët në diskutimin e fundit lidhur me korrupsionin nuk janë bërë të gjallë. Këto do të duheshin të ishin letra njëra e dorëheqjes dhe tjetra e pranimit të cilët kanë vendosur standarde të tilla se si duhet me funksionuar morale e shoqëria”.

“VV-ja e ka pas temë qendrore korrupsionin dhe e ka adresuar në mënyrë të dobët duke e adresuar si çështje morale dhe ka vendosur standarde se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza , por ministri Aliu e ka një aktakuzë dhe që nuk është përgjigjur dhe Kurti nuk ka bërë zë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat