Befason Behgjet Pacolli, ja çka thotë pas akuzave të Ganimete Musliut ndaj Albin Kurtit për vajzën e tij

Aktuale

Befason Behgjet Pacolli, ja çka thotë pas akuzave të Ganimete Musliut ndaj Albin Kurtit për vajzën e tij

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:49
Albin Kurti, Behgjet Pacolli

Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pas akuzave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ndaj kryeministrit Albin Kurti, se “vajza e tij nuk flet shqip”.

Pacolli ka treguar se edhe ndaj tij ka pasur sulme të njëjta për fëmijët e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se fëmijët e tij flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë, ndërsa ka theksuar se fëmijët duhet të lihen të flasin në gjuhën që duan ata.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Askush nuk ka të drejtë të sulmojë askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shenjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron.

Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se "fëmijët e mi nuk flasin shqip" (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona.

Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat