Nga 20 mijë viktima të dhunës seksuale, të lajmëruara janë rreth 3 mijë

Aktuale

Nga 20 mijë viktima të dhunës seksuale, të lajmëruara janë rreth 3 mijë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:02
Ilustrim

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuake gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë se shumë pak prej viktimave janë të lajmëruara.

Sipas saj shumica prej tyre refuzojnë që të paraqiten dhe të flasin për atë që u ngjau më 1999, për shkak se paragjykohen në shoqëri.

Flitet se numri i viktimave është rreth 20 mijë ose më tepër se 20 mijë. Në shoqata ka shumë pak raste të lajmëruara. Janë  2500 – 3000 të lajmëruar në shoqatata. Ka viktima që më kontakojnë mua dhe nuk kanë besim të lajmërohen në asnjë shoqatë”, është shprehur Krasniqi-Goodman në Klankosova, e cila tash është deputete në Kuvendin e Kosovës.

Për shkak të paragjykimit ajo ka treguar në Rubikon se kishte vendosur që të largohej nga Kosova për në SHBA 20 vjet më parë.

“Nuk e shihja të arsyeshme që të rri këtu të ballafaqohem me paragjykimet. Vendosa të shkoja në Amerikë. Sikur të qëndroja në Kosovë nuk e dija se cfarë do të dodhte. Kështu që e lëshova Kosovën më 2001. Paragjykimi është shumë më i madh. Viktimat ndryshe trajtohen jashtë ekranit nga secili. Ka vitkima që trajtohen keq nga shumë njerëz, ka viktima që edhe divirtocohen nga burri vetëm nëse duan të flasin”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat