Sherifi: Gjykata Kushtetuese të përmbahet nga vlerësimet politike

Aktuale

Sherifi: Gjykata Kushtetuese të përmbahet nga vlerësimet politike

Më: 27 mars 2021 Në ora: 00:22
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka sqaruar reagimin e tij të bërë sot në Facebook, në lidhje me urimin që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i ka bërë Albin Kurtit për zgjedhjen e tij kryeministër.

Ai u shpreh se nuk e kishte problemin me urimin si të tillë, por me dy çështje të përmendura brenda tij.

“Problemi qëndron në faktin që lëshohet në programin dhe vizionin e kryeministrit, se kjo nuk është detyrë e gjykatës. Nuk mund të urosh realizimin e programit kur atë nuk e ka ende as Qeveria”.

“Pastaj si problem tjetër e kam parë vetofrimin për bashkëpunim. Qeveritë nuk janë shumë të kujdesshëm në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, se ato bënë ligje. Është Gjykata Kushtetuese e vetmja që e mbron kushtetutshmërinë në këtë vend, të tjerët përpiqen të mos e shkelin”.

“Nuk është në mandatin e Qeverisë dhe të Kushtetueses që të bashkëpunojnë. E vetmja formë e bashkëpunimit është kur Gjykata Kushtetuese trajton veprimet e Qeverisë. Më shumë mund të jenë si palë në gjykatë se sa si aktorë bashkëpunimi”.

“Bashkëpunimi i Qeverise me Gjykatën Kushtetuese në sistemin tonë shumë pak kanë të bëjnë, se as buxhetin Qeveria nuk mund t’ia menaxhojë. Kushtetuesja ka një pavarësi të plotë në të gjitha sferat, përfshirë edhe atë buxhetore”, deklaroi Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat