Saranda Bogujevci reagon pas deklaratës për Vjosa Osmanin, tregon qëndrimin e saj

Aktuale

Saranda Bogujevci reagon pas deklaratës për Vjosa Osmanin, tregon qëndrimin e saj

Nga: A.M. Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:09
Saranda Bogujevci, Vjosa Osmani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci u raportua se kinse ka thënë se rezultati i arritur në zgjedhje do të ishte i njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin.

Për të këtë deklaratë ka reaguar Bogujevci, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se kjo deklaratë e saj është ajo çfarë ka deklaruar.

Sipas Bogujevcit, po bëhet një fushatë e vrazhdë ndaj Osmanit.

“Kjo nuk është e vërtetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ai në Facebook..

Postimi i plotë:

Thonë që këpucët që nuk të bien tamam të lëndojnë më së shumti. Nuk ndihem e lënduar, por ndjej detyrën publike t’iu përgjigjem disa personave të papërgjegjshëm që shpifin dhe trillojnë.

Nga intervista ime mbrëmë̈ në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjerrë tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vërtetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit.

Ne mund të themi çfarë të duam, por asgjë nuk mund të shkoj përtej fjalës së popullit. E sa i përket znj. Osmani, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Unë kam admiruar rezistencën dhe luftën e znj. Osmani ndaj kundërshtareve te tille. Konsistenca e saj ndaj bindjeve dhe përpjekjes për drejtësi është shembull për gratë dhe burrat e këtij vendi.

Ky është qëndrimi që unë kam për znj. Vjosa Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat