Demi: Sukses për qeverinë është krijimi i vendeve të reja të punës

Aktuale

Demi: Sukses për qeverinë është krijimi i vendeve të reja të punës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:23
Qeveria e Kosovës

Agron Demi nga instituti GAP thotë se prioritet për Qeverinë e re duhet të jetë sigurimi i vendeve të reja të punës.

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Albin Kurti, sa herë që ai pyetej në fushatë për prioritetet e qeverisjes së tij.

Pas krijimit të Qeverisë së re në krye me të, pikërisht krijim i vendeve të reja të punës po kërkohet nga qeverisja e tij.

Agron Demi nga Instituti GAP po shprehet se papunësia dhe varfëria duhet të jenë fushat, në të cilat Qeveria e re duhet të tregojë sukses.

Demi ka shtuar se në një kohë pandemie Kosova po përballet me një deficit të lartë tregtar, në mungesë të prodhimit të brendshëm për importim jashtë vendit.

Sipas Demit duhet të rriten kapacitetet për prodhim dhe punësim me qëllim që vendi të zhvillohet.

Ndikimet negative në ekonomi dhe shtimi i papunësisë janë theksuar disa herë, nga përfaqësues të bizneseve, duke kërkuar mbështetje nga institucionet.

Janë përmendur disa statistika në lidhje me numrin e punëtorëve që kanë humbur vendin e punës.

Por, një numër të saktë e kanë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Në Kosovë gjatë pandemisë ka pasur edhe mbyllje të bizneseve për shkak të pamundësisë së funksionimit gjatë kohës sa pati mbyllje për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat