Anëtari i Kryesisë së LDK-së reagon pas vaksinimit të Kurtit: Propaganda kështu e ka

Aktuale

Anëtari i Kryesisë së LDK-së reagon pas vaksinimit të Kurtit: Propaganda kështu e ka

Më: 30 mars 2021 Në ora: 00:12
Kryesia e LDK-së

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pas vaksinimit të kryeministrit, Albin Kurti, i cili njëherit është personi i parë mori vaksinën kundër Covid-19.

Hamiti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka bërë propagandë me deklaratën e tij kur tha se e mori vaksinën për të inkurajuar qytetarët.

Madje ai përmend rastin kancelares gjermane, Angela Merkel e cili pati deklaruar se e merr vaksinën kur t’i vije radha.

Shkrimi i plotë i tij:

E MERR VAKSINËN I PARI – SAKRIFIKOHET!

Ka bërë mirë që e ka marrë vaksinën i pari, kryeministri ynë, po thonë. Jo si privilegj, por për sakrificë, do të thonë ithtarët elektoralë e medialë të këtij që deklarativisht angazhohet për barazi sociale. Propaganda kështu e ka.

Ndryshe do të thoshin të tjerët. ‘Unë e marr vaksinën kur të më vijë radha’, ka thënë kancelarja gjermane Angelika Merkel, që është 66 vjeçare.

Ajo është shprehur kundër privilegjit, sipas gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kurti: Jam këtu që t’i inkurajojë qytetarët të vaksinohen

Pasi u vaksinua me vaksinën antiCOVID, kryeministri Albin Kurti, tha para medieve se nuk po e shfrytëzon privilegjin që të vaksinohet i pari por që t’i inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen masat antiCOVID.

“Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari por që të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Ju lus të i mbani maskat, distancën, higjienën dhe evitoni grumbullimet”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat