Reagon ashpër Dardan Molliqaj pas qëndrimit zyrtar të LDK-së për presidentin

Aktuale

Reagon ashpër Dardan Molliqaj pas qëndrimit zyrtar të LDK-së për presidentin

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:07
Dardan Molliqaj dhe Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës sot doli me një qëndrimi zyrtar ku kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, tha se do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai vendimin e fundit të Abdixhikut e quan si strukje, përcjell “Bota sot”.

“Veprimi juaj është strukje. Strukje sepse keni pranuar instancë gjykimi jashtë vullnetit tuaj. Është mizore kjo instancë, sa më shumë dëshmohesh, me fajtor do të ndjeheni”, shkruan Molliqaj.

Ja shkrimi i tij:

Lumiri “krejt dhe drejt”

LDK paska vendosur, të gjithë në rresht për Vjosa Osmanin presidente. Kjo na qenka tradita e LDK-së – institucionalizmi. Epo, nuk është e vërtetë. LDK e mban veten si subjekt i ngjarjeve që prodhoi rrëzimi i monizmit. Thotë se është sinonim e simbol i pluralizmit demokratik. Nëse është kështu, veprimi i tyre për ta mundësuar presidentin “Krejt dhe Drejt” është vulosje e qeverisjes centraliste, ku të gjitha institucionet qojnë në një adresë, tek lideri suprem. Ky veprim po e instalon praktikën e byrosë politike të dikurshme, nën formën e demokracisë parlamentare.

Për më tepër, LDK duhet ta dijë se do ta mbajmë përgjegjëse për pasojat që do të prodhojë ky koncentrim pushteti. Me shembuj nga historia i dimë bolshevikët, me shembuj nga aktualiteti po i shohim popullistët. Askush s’mund të shfajësohet nesër për pasojat. Këtu jemi dhe po ju shohim. Ky është oportunizëm elektoral i llogaritur keq. Keq sepse ju prapëseprapë nuk po e ngritni një valë, qoftë edhe populliste. Thjesht jeni bërë konfirmues të tjetrit.

Veprimi juaj është strukje. Strukje sepse keni pranuar instancë gjykimi jashtë vullnetit tuaj. Është mizore kjo instancë, sa më shumë dëshmohesh, me fajtor do të ndjeheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat