Donika Gërvalla e mbyll debatin: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

Aktuale

Donika Gërvalla e mbyll debatin: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:59
Donika Gërvalla

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit, duke u shprehur bindshëm se kjo është çështje e kryer.

Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.

Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime, pjesë e së cilave u bë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Nga tabori i VV’së, Glauk Konjufca gjatë zgjedhjeve pati thënë se “Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi”.

Kjo për shkak se Bashkimi Evropian e vlerësoi “për keqardhje” këtë vendim të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat