Reagon NISMA pas iniciativës për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje

Aktuale

Reagon NISMA pas iniciativës për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:04
Nisma

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas iniciativës së marrë për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje.

Në reagimin e tyre në Facebook thuhet se Amandementimi i Ligjit për Zgjedhje pa konsesus mes të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë dëshmon që Vetvendosje nuk e ka prioritet as pandeminë, as demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik të vendit!

“Ky veprim përbën një presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Republikën e Kosovës!” thuhet në reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Amandementimi i Ligjit për Zgjedhje pa konsesus mes të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë dëshmon që Vetvendosje nuk e ka prioritet as pandeminë, as demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik të vendit!

Ky veprim përbën një presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Republikën e Kosovës!

Përmes këtij veprimi Vetvendosje shpërfaqë hapur tendencën për të kapur në tësrësi shtetin!

Përmes këtyre ndryshimeve Vetvendosje për të fituar pak më shumë vota nga mërgata jonë, do të hapë rrugën që Lista Serbe të merr më shumë se 10 mandate të rezervuara. Sepse, përmes këtyre ndryshimeve do të hapet rruga që Lista Serbe me ndihmën e Vuçiqit të mobilizojë numër shumë më të madh të votuesve që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë!

NISMA Socialdemokrate shpreh mospajtimin e plotë me këtë veprim me pasoja të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin institucional të vendit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat