Reagon ministrja Haxhiu, përmend terminalet doganore e postet diplomatike për votën e Presidentit

Aktuale

Reagon ministrja Haxhiu, përmend terminalet doganore e postet diplomatike për votën e Presidentit

Nga: N. H Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:33
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar duke thënë se në zgjedhjet e fundit qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook, nuk kanë çfarë t’ju bëjnë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, pasi shprehet se duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike e tendera.

Kurse, për shkuarjen në zgjedhje, ajo konsideron se përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.

Ja shkrimi i saj:

Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.

Ne nuk kemi çfarë t'ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s'ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.

Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat