“PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve”

Aktuale

“PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve”

Nga: A.SH Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:13
Haki Abazi

Po vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit e qe për momenti deputetë janë në pauzë.

Deputeti i VV-së, Haki Abazi akuzuar PDK-në që sipas tij, ata dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve.

Postimi në Facebook:

PDK dhe Lista Srpska janë në sinkronizim të veprimeve për të sabotuar konsolidimin e institucioneve të shtetit të dalura nga vota demokratike.

20 vite pengmarrje dhe punë intensive në kapjen e shtetit dhe kundër sigurimit të funksionalitetit. E qartë se kush respekton vullnetin e qytetarëve dhe kush e pranon verdiktin e sovranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat