Për një votë që po “pushon”në Pogradec, Osmani ngelet nën “mëshirën” e Veliut, Hotit e Selmanajt

Aktuale

Për një votë që po “pushon”në Pogradec, Osmani ngelet nën “mëshirën” e Veliut, Hotit e Selmanajt

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:33
Vjosa Osmani

79 është numri i letërvotimeve që janë hedhur herën e dytë për raundin e parë në votimin e presidentit të Kosovës.

Vetëm edhe një votë do i mjaftonte Vjosa Osmanit për t’u bërë presidente e re e Kosovës.

Derisa mungon vota e deputetit “hero”, një e tillë është në pushime në Pogradec të Shqipërisë. Është vota e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti që ka premtuar votën për Vjosa Osmanin, por që nuk e ka ditur që seanca mbahet sot.

Deri të kthehet nga pushimet vota e 80-të, Vjosa Osmani mbetet me “makthin” e pafund që mund të përfundojë me mëshiren e tre ish-bashkpartiakëve: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat