​Gashi: Nëse Vetëvendosje nuk e ndal shantazhin, LDK do të rikonsiderojë qëndrimin

Aktuale

​Gashi: Nëse Vetëvendosje nuk e ndal shantazhin, LDK do të rikonsiderojë qëndrimin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 17:34
Arben Gashi

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të ndalë shantazhet në drejtim të deputetëve të LDK-së, në të kundërten theksoi se do të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre lidhur me cështjen e presidentit. Gashi bëri të ditur se do të qëndorojnë në sallë gjatë procesit të votimit të presidentit, por një gjë e tillë mund të ndryshojë nëse vazhdohet, siç tha ai, me kërcënime e shantazhe ndaj tre deputetëve të LDK-së që nuk morën pjesë në votim.

Para se të fillojë seanca në të cilën do të dalë në votim zgjedhja e presidentit të vendit, Gashi tha se është mentalitet i daktaturës tentimi që të linçohen publikisht deputetët për bindjet e tyre.

Gashi: I bëj thirrje Vetëvendosjes të ndalë shantazhet, në të kundërten e rikonsiderojmë qëndrimin

“U bëj thirrje të ndalin këtë formë komunikimi përndryshe ne do të rikonsiderojmë qëndrimin tonë… Po e paralajmëroj që të ndalin këtë lloj komunikimi dhe këto lloj shantazhesh… Do të marrim pjesë në seancë por nëse ky proces vazhdon do ta rikonsiderojmë qëndrimin tonë”, tha Gashi.

Ai tha se ka pasur telefonata, mesazhe, kërcënime e qëndrime publike nga ana ushtrueses së detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ndaj deputetëve të LDK-së që nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gashi: Mimoza Kusari ka kërcënuar deputetët e LDK-së

“Ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari, kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se ata janë fajotrë për moszgjedhjen e presidentes është e parpanueshme dhe tashmë është e patolerueshme, nëse ata vazhdojnë të sillen me këtë mentalitet të shantazhit dhe kërcënimit ndaj deputetëve të LDK-së do të marrin përgjigje tjetër”, tha ai.

Gashi tha se e respektojnë vendimin e deputetëve të LDK-së që kanë vendosur mos të marrin pjesë në votim.

Ai ka paralajmëruar Kusarin që të ndalë këtë mënyrë të komunikimit, në të kundërtën tha se LDK do të rikonsiderojë qëndrimin lidhur me çështjen e presidentit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun kanë vendosur të mos pengojnë procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e të cilës, përveç Agim Veliut, Avdullah Hotit e Driton Selmanajt, kanë marrë pjesë në votimin e mbrëmshëm i cili nuk e arriti kuorumin për vendimmarrje.

Seanca po vazhdon sot me synim të përmbylljes së procesit për zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat