Miftaraj: Qeveria t’i kërkojë falje qytetarëve para vendimit për masa të reja

Aktuale

Miftaraj: Qeveria t’i kërkojë falje qytetarëve para vendimit për masa të reja

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:48
Ehat Miftaraj

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se sot Qeveria duhet t’i kërkojë falje qytetarëve pak orë para vendimit që pritet të merret për masat e reja.

Miftaraj ka thënë se kjo kërkim falje duhet të bëhet për shkak të shkeljes së masave Anti Covid gjatë fushatës zgjedhore.

“P.S. Në aspektin juridik nuk ka logjikë që në vendim të kërkohet falje, sikurse nuk ka pas logjikë të mbahen tubimet në masë gjatë pandemisë dhe të rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve për vota”, ka thënë Miftaraj.

Komentet i bëri në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat