​Qeveria miraton masat e reja, mbyllen qendrat tregatare dhe kufizohet liria e lëvizjes

Aktuale

​Qeveria miraton masat e reja, mbyllen qendrat tregatare dhe kufizohet liria e lëvizjes

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:32

(E plotësuar 18:33) - Plani i Qeverisë së Kosovës që të vaksinojë mësimdhënësit në Kukës nuk mund të aplikohet në këtë periudhë meqë në Shqipëri janë shpenzuar të gjitha dozat me vaksinën AstraZeneca dhe Pfizer. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se mësimdhënësit do të dërgohen për vaksinim në Shqipëri kur të ketë doza të reja të vaksinave.

Pasi miratuan masat e reja anti-covid, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media folën për sigurimin e vaksinave.

Kurti tha se situata rreth sigurimit të vaksinave për Kosovën është më delikate.

Kurti: Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej

“Duhet ta kemi parasysh se Republika e Kosovës duke qenë se nuk njihet nga më pak shtete në botë, në mesin e së cilëve dy fuqitë e mëdha që janë edhe anëtare të Këshillit të Sigurimit, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë disa shtete të tjera, por orientimi ynë është vropian dhe euroatlanik me shtetet të cilat na kanë njohur, andaj e kemi rezervën tonë e kemi skepticizmin tonë por njëkohësisht qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave të ndryshme që mund të na vinë prej shteteve mosnjohëse e jasht Evropoës”, tha ai.

Në Kosovë deri më tani kanë arritur vetëm 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, si pjesë e programit COVAX.

Por ministri i Shëndetësisë tha se janë duke punuar në sigurimin sa më të shpejtë dhe në numër të madh të vaksinave.

Vitia se varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm sepse është më shpërndarës,derisa theksoi që i prek moshat e reja.

Ai theksoi se gjendja aktuale në spitalet e Kosovës është e rëndë, derisa bëri thirrje për respektim të masave anti-covid.

Vitia: Do të arrijmë të marrim konfimimin edhe për sigurinin e një sasie të vaksinave

“Brenda një kohe të shkurtë do të arrijmë të marrim konfimimin edhe për sigrimin e një sasie të konsiderueshme të këtyre vaksinave. Ndërkohë që sigurojmë vaksinat dueht të jemi të vetdijshëm se situata epidemiologjike dhe situate në teren nuk janë aspak mirë”, tha ai.

Ndërsa lidhur me komunikimin me Shqipërinë për të vaksinuar mësimdhënësit në Kukës, Vitia tha se kjo do të ndodh kur të arrijnë diza të reja të vaksinave Pfizer apo AstraZeneca në Shqipqri, meqë të njëjtat janë shpenzuar.

Vitia: Nuk e kemi parë të arsyeshme të vaksinojmë mësimdhënësit me vaksina nga Kina

“Kam kërkuar nga ministrja Manatirliu dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë që kjo të mudësohet edhe për vaksinimin e kategorive të tjera, me theks të veçantë për mësimdhënësit, mirëpo fatkeqësisht në ndërkohë numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë hargjuar në Republikën e Shqipqrisë dhe kanë ngelur vetëm vaksinat me prodhim nga Kina. Për arsye se në Republikën e Kosovës, ne edhe po të donim, na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte të cilat nuk janë të regjistruara në këtë situatë ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina të cilat ne nuk mund të garantojmë në fund të fundit për këto vaksina, duke mos qenë të regjistruara në Kosovë, pasi janë nga kompani që nuk janë të regjistruara, kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi”, tha Vitia.

Në këtë konferencë për media, ministria Viti ka pranuar se rastet me koronavirus janë rritur si pasojë e fushatës zgjedhore të partive politike.

Vitia: Qytetarët me të drejtë kanë fajësuar për fushatën e elektorale në rritjën e rasteve të infektimit

“Pjesa tjetër e qytetarëve me të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rastit të infektimit, edhe kjo është e vërtetë, çfarëdo tubimi masiv është supër shpërndarës. Por duhet të kuptojmë se jeta jonë është dinamike dhe rrethanat në të cilat veprojmë shpesh herë diktohen edhe nga faktorë të paparashikuar. Që nga shpallja e pandemisë, mirë do të ishte që ne mos të ndërmrrnim asnjë veprim tjetër përtej menaxhimit të mirë të pandemisë për të cilin jam i sigurt se sikur të lejohej sot nuk do të ishim në gjendjen çfarë jemi”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-covid të cilat do të jenë në fuqi deri më 18 prill.

***

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill. Kufizimi i lëvizjes është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, derisa institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar do të kalojnë në mësim online. Gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm market ushqimore dhe barnatoret.

Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, të mengjesit mund të bëhët vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periduhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.

Masat i ka bërë të ditura ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia: Deri më 18 prill organzihet mësimi online

“Të gjitha institucionet publike e private të arsimit parauniversitar nga data 12 prill deri më datën 18 prill dhe të gjitha institucionet publike dhe private dhe univeristare nga data 7 prill deri më datën 18 prill obligohen që të organizojnë formën e mbajtjës së aktivitit mësimor sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioniet parashkollore dhe fillore vazhdojnë aktivitetin normalisht duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19. Përjashtim nga kjo pikë bënë mbarëvajtja e provimeve të cilat mudn të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndajra në grupe nga vet personat”, tha ai.

Sipas vendimit, nga data 7 deri më 18 prill, konviktetet dhe menza do të pushojnë veprimtarinë e tyre.

Gjithashtu, ndalohen grumbullimet në më shumë se 10 persona.

Vitia: Ndalohet të grumbullohen më shumë se 10 persona

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit në më shumë se 10 persona, mblehdjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhet e ngjajshme, përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvenidt të Kosovës, Qeverisë apo mbledhje me interest ë vecantë public”, tha Vitia.

Vendimi përcakton që funeralet mund të orgaznizohen vetëm me familjarët e ngushtë.

Vitia: Nga 7 deri më 18 prill ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare të mbyllura

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kudër të tyre, siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datën 18 prill…Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datën 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapsirat e brendshme të shërbimeve gastronomike, marketeve, furrave të bukes, burektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm më shërbimin merr me vete, dërgesë me porosi dhe drive”, tha ai.

Ndërsa në hotele, shërbimi i pijeve dhe ushqimit do të lejohet vetëm nëpër dhoma.

E transporti publik do të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve dhe taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.

Ministri i Shëndetësië tha shtrëngimi i masave është i domosdoshëm.

Vitia: Varësisht nga vlerësimet, masat mund të ndryshojnë

“Në një situatë të tillë të gjendjes emergjente të shëndetit publik, është e nevojshme që të kufizohet liria e lëvizjës, liria e tubimit, e të drejtës së privatësisë, dhe lirisë së dhënies së shërbimeve dhe administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin nr 07/L0006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe ashtu sic kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSH, janë rrepësisht të nevojshme atëherë kur situate epidemilogjike është e rënduar. Afatet kohore të përcaktuara në këtë vnedim shërbejnë si domosdoshmëri që lakorja e infektimit të ulet, mirëpo varësisht sipas vlerësimeve të situatës epidemiologjike, asgjë nuk e përjashton që këto afate mund të zjgeten përmes një vendimi të ri”, tha ai.

Qytetarët obligohen të mbajnë maskën, përveç në rastet kur ngasin automjetin vetëm apo me familjarët e tyre të ngushtë, gjatë vrapit apo ciklizmit apo gjatë ecejeve në zonat jo të banuara dhe me jo më shumë se 4 persona të familjës.

Gjithashtu, të gjithë qyytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negative 72 orë, në të kundërten duhet të vetizolohen për 14 ditë. Vendimi thotë se përjashtim bëjnë qytetarët që kanë dalë në 24 orët e fundit.

***

Vitia flet për variantin e ri të Covid-19, thotë se po sulmon moshat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se masat e reja kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 janë marrë si pasojë e rasteve të reja me variantin e ri të këtij virusi, i njohur si varianti britanik.

Sipas tij shqetësim është parë që ky variant sulmon më shumë moshat e reja, derisa ka treguar si është bërë testimi për këtë variant.

“Mostrat janë marrë në secilën komunë në mënyrë të rastësishme. Nga 147 mostra doli ajo që 97% e mostrave kanë dalë pozitiv me variantin britanik. Kjo e ndryshon situatën sepse ky variant është më shpërndarë. Problem është se sulmon më shumë të rinjtë dhe të reja. KJo ka shkaktuar nevojën e marrjes së masave sa më shpejt”, tha ai.

Ai ka thënë se gjendja në spitale është e rëndë.

***

Vitia e pranon: Fushata elektorale ndikoi në rritjen e rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, pranoi se fushatat elektorale ndikoi në rritjen e numrit të rasteve me COVID.

Sipas tij, çdo tubim masiv ndikon në shpërndarjen e infektimit.

“Një pjesë tjetër e qytetarëve më të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rasteve të infektimit. Edhe kjo është e vërtetë. Çfarëdo tubimi masiv është super shpërndarës”, deklaroi ai.

***

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Me të njëjtat masa është vendosur kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Në këto raste s’keni nevojë të mbani maskën 

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin e ri lidhur me masat kundër Covid-19.

Bartja e maskës vazhdon të mbetet obligative, përjashtim në disa raste.

Në pikën 11 të këtij vendimi tregohet qartë se për cilat raste bëhet fjalë.

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ky është vendimi për qendrat tregtare, farmacitë dhe marketet 

Në masat e reja kundër përhapjes së Covid-19, është marrë vendimi edhe për qendrat tregtare, farmacitë dhe marketet.

Marketet ushqimore dhe farmacitë që nga data 6 prill deri me 18 prill do t’u ndalohet veprimtaria përveç shërbimeve esenciale.

Qendrat tregtare do t’u lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Obligohen që marketet e mbyllura ushqimore të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullimit -1 person për 8m2. Marketet do të obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të konsumatorëve të lejuar në të njëjtën kohë.

Konsumatorët janë të obliguar të respektojnë distancën fizike prej 2 metrave.

Qeveria merr vendim të lejojë dasmat deri në 10 persona!

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin e ri lidhur me masat kundër Covid-19.

Sipas këtij vendimi, lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona.

21. Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet.

22. Përjashtim nga pika 21, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik.

23. Lejohen funarelet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë.

***

Ka nisur mbledhja e Qeverisë, ku pritet t’i ndërmerr masat e reja anti-COVID.

***

Qeveria e Kosovës sot pritet t’i ndërmerr masat e reja anti-COVID. Media ka mësuar se në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në rasteve urgjente.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.

Qeveria ka konfirmuar masat e reja anti-COVID.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat