Ky është vendimi i ri për qendrat tregtare, farmacitë dhe marketet

Aktuale

Ky është vendimi i ri për qendrat tregtare, farmacitë dhe marketet

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në masat e reja kundër përhapjes së Covid-19, është marrë vendimi edhe për qendrat tregtare, farmacitë dhe marketet.

Marketet ushqimore dhe farmacitë që nga data 6 prill deri me 18 prill do t’u ndalohet veprimtaria përveç shërbimeve esenciale.

Qendrat tregtare do t’u lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Obligohen që marketet e mbyllura ushqimore të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullimit -1 person për 8m2. Marketet do të obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të konsumatorëve të lejuar në të njëjtën kohë.

Konsumatorët janë të obliguar të respektojnë distancën fizike prej 2 metrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat