Kosova dhe Mali i Zi të gatshme ta heqin pagesën e policisë kufitare

Aktuale

Kosova dhe Mali i Zi të gatshme ta heqin pagesën e policisë kufitare

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:38
Sami Mazreku

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e policës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas.

Po ashtu Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare do të shikojnë të gjejnë edhe një zgjidhje tjetër, në mënyrë që qytetarët e dy vendeve fqinje të lëvizin lirshëm, programin në Gjuhën Malazeze, drejtorët e zyrave të Kosovës dhe Malit të Zi Sami Mazreku dhe Boris Shaban.

Drejtori i Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, tha se janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje më të favorshme me kolegët e tij në Mal të Zi, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.

“Byroja Kosovare e Sigurimit ka autoritetin dhe autorizimin për të nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi njohjen e politikave të sigurimit midis dy vendeve, në këtë rast me Malin e Zi.
Kjo nënkupton që të dy vendet do të njihnin policat ekzistuese të sigurimeve të vendit tjetër, ose do të krijonin modalitete tjera. Ne tashmë kemi tre marrëveshje të tilla, me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë. Ne mund të nënshkruajmë të njëjtën marrëveshje edhe me Malin e Zi. Ne jemi gjithashtu të gatshëm që, nëse ndonjë kompani nuk paguan dëmin ndaj të dëmtuarve,  të garantojmë kompensimin e dëmit që do të ndodhte në Kosovë, sepse Byroja e Kosovës do të kishte një fond të veçantë për këtë ”, theksoi Mazreku.

“Së shpejti fillon sezoni turistik dhe një numër i madh i qytetarëve të Kosovës udhëtojnë në Mal të Zi për pushime “, tha Sami Mazreku.

Byroja e Siguruesve të Malit të Zi gjithashtu na informoi se ekziston një disponim për të arritur një marrëveshje me kolegët në Kosovë, e cila do të thjeshtonte dhe ulte koston e lëvizjes së automjeteve nga njëri vend në tjetrin.

“Kemi komunikuar me kolegët nga BKS, për t’i gjetur mënyrat  alternative e zgjidhjes së  kësaj çështjeje por ka shumë detaje teknike që duhet të zgjidhen përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje të mundshme “, ka deklaruar në një deklaratë me shkrim Boris Shaban, drejtori i Byrosë Kombëtare të Siguruesve të Malit të Zi”, tha Shaban, shkruan RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat