Imer Mushkolaj ka një pyetje pas takimit mes Albulena Haxhiut dhe Aleksandër Lumezit

Aktuale

Imer Mushkolaj ka një pyetje pas takimit mes Albulena Haxhiut dhe Aleksandër Lumezit

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:28
Albulena Haxhiu

Gjatë ditës së sotme, është zhvilluar një takim mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.

Lidhur me këtë takim, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Ai ka pyetur se a do të vie Elezi, duke aluduar në ish-prokurorin Elez Blakaj.

Image

Kjo pasi që në fushatën zgjedhore të vitit 2019, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se në momentin kur të vjen në pushtet, do të shkojë Aleksandër Lumezi, ndërsa në vend të tij do të vijë Elez Blakaj.

“Me neve shkon Lumezi e vjen Elezi”, pati deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat