Enver Hasani flet rreth kompetencave të presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Enver Hasani flet rreth kompetencave të presidentes Vjosa Osmani

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:21
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth kompetencave që i ka presidentja e zgjedhur e vendit, Vjosa Osmani.

Hasani tha se presidenti nuk është noter siç kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti.

“Personi i presidentës nuk duhet me qenë jurist kushedi sa për me i kuptu gjërat themelore që lidhen me funksionin pozitën kushtetuese të shefit të shtetit te ne. Nuk shoh hapësirë për me lujt protagonizëm presidentja e shtetit”, tha Hasani.

Tutje ai tha se presidenti ka përparësi ndaj të gjithë zyrtarëve të tjerë përfshirë kryeministrin dhe ministrin e jashtëm.

“Nuk është noter, është pozitë dinjitoze, është zyrtari më i lartë në shtet, ku të del jashtë ka priviligjet të rangut më të madh, ka përparësi ndaj zyrtarëve të tjerë, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Është e drejtë zakonore ndërkombëtare”, shtoi Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat