Abdixhiku në takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Aktuale

Abdixhiku në takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Nga: D.RR Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:52
Abdixhiku në takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Ata kanë diskutuar për çështjet aktuale politike në Kosovë, e me theks të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. LDK-ja ka dhënë njoftimin përmes një komunikate për media.

Postimi i plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

z. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi.

Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat