MSh demanton lajmin se vaksinave të AstraZenecas u del afati në qershor

Aktuale

MSh demanton lajmin se vaksinave të AstraZenecas u del afati në qershor

Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:20
MSH

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se nuk duhet të krijohet panik për shkak të thashethemeve se vaksinat do të mbesin pa u dhënë për shkak se do t’iu del afati i përdorimit.

“Ju lusim që të mos u japin rëndësi thashethemeve. Kosova ka 24,000 doza në administrim e sipër dhe tema që do t’i dalë afati ndonjë doze pa u përdorur është krejt e palogjikshme”, ka thënë Ministria.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka thënë se secili kontingjent i vaksinave të dërguara ka afat të skadimit.

“Në secilin “batch” kontingjent të vaksinave pavarësisht prodhuesit ka afat të skadimit. Nga momenti i prodhimit është çështje muajsh. Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë afat rreth gjashtë muaj duke respektuar zinxhirin e ftohtë për paketime origjinale dhe në temperaturën adekuate”.

Vaksinat që erdhën në Kosovë janë prodhuar në muajin mars dhe kanë arritur në vend në po këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat