Deputetja e LDK-së e ashpër me qeverinë Kurti: As edhe një javë, filloi dëshpërimi i madh...

Aktuale

Deputetja e LDK-së e ashpër me qeverinë Kurti: As edhe një javë, filloi dëshpërimi i madh...

Nga: N. H Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:27
Lidhja Demokratike e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti 2, përcjell “Bota sot”.

Ky reagim nga deputetja e LDK-së vije pasi që vendosja e masave të reja kundër COVID-19 ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill, ka bërë shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë.

Ajo shkruan se Lëvizja Vetëvendosje “aq shumë i deshi mërgatën, ia mori votat, e solli brenda natës kinse ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e detyrua të zmbrapsej, e në anën tjetër i detyroi mërgimtarët t'i merrnin familjarët e tyre nga Kosova e të kalonin kufirin”

Ja shkrimi i saj i plotë:

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Sonte i pamë mërgimtarët që kishin ardhur me gëzim në Kosovë e të dëshpëruar shkonin për t'i kaluar pushimet në Shqipëri, pas izolimit total antipandemi nga Qeveria Kurti 2.

Aq shumë i deshi mërgatën, ia mori votat, e solli brenda natës kinse ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e detyrua të zmbrapsej, e në anën tjetër i detyroi mërgimtarët t'i merrnin familjarët e tyre nga Kosova e të kalonin kufirin, për të qëndruar bashkë në Shqipëri.

As edhe një javë, filloi dëshpërimi i madh. Akoma nuk kemi parë asgjë! Ende s'e kemi parë thellimin e zhgënjimit. Zhgënjimit të thellë e të shpejtë nga të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat