Votuesit e Albin Kurtit “shpërthejnë” në kritika ndaj tij në një postim në Facebook

Aktuale

Votuesit e Albin Kurtit “shpërthejnë” në kritika ndaj tij në një postim në Facebook

Nga: D.RR Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:23
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, kanë zhvilluar një takim virtual me komunitetin shqiptar në Itali, njofton "Bota sot".

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Kurti në një postim në rrjetin e ti social, Facebook.

Mirëpo kjo gjë nuk po ju pëlqen votuesve të tij, të cilët e kanë kritikuar Kurtin se po merret shumë me Shqipërinë, e shumë pak me Kosovën.

"Albin, nga Perendimi e kam dhan voten per ty per ndryshime ne Kosove e per nje qeverisje ndryshe,ka 3 dite qe vetem per Shqiperi ndegjoj lajme nga qeveria qe ti je Kryeminister, jo qe nuk me interesojn edhe ndryshimet per te mir ne Shqiperi po te lutem koncentrohu ne punet qe te presin ne Kosovë. Fillimin qeverises e keni filluar jo mir, jo qe esht mendim vetem i imi por edhe i shum votuesve te kesaj qeverie. Shnet", ka shkruar një qytetar në postimin e Kurtit.

Më poshtë disa nga komentet:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat