Kurti takohet me ambasadorin slloven, konfirmohet mbështetja e Sllovenisë për Kosovën

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin slloven, konfirmohet mbështetja e Sllovenisë për Kosovën

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Siç thuhet në njoftimin për media, ambasadori ia dorëzoi Kryeministrit personalisht letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe uroi kryeministrin për mandatin e fituar.

Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai theksoi se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik i Kosovës. Duke folur për procesin e integrimit evropian, Kryeministri vlerësoi faktin që Sllovenia do të udhëheqë me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

“Përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm, u tha në fund të takimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat