Ish-ministri i Shëndetësisë: Masat e Qeverisë paradoksale

Aktuale

Ish-ministri i Shëndetësisë: Masat e Qeverisë paradoksale

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:10
Ilustrim

Me vendim të Qeverisë që nga 7 prilli është mbyllur gastronomia dhe janë vendosur një sërë masash të tjera.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani i ka quajtur paradoksale këto masa pasi shumica e vendeve të rajonit tashmë i kanë lehtësuar masat.

“Tash jemi në një situatë paradoksale pasi jemi i vetmi shtet i cili ka ndërmarrë masa ma radikale të mbylljes sa ka motive epidemiologjike profesionale, sa ka politike nuk mund të deklarohem pasi nuk i kam informatat e duhura”, ka thënë Agani.

Agani më tutje është shprehur se situata me pandeminë është e ngjashme në gjithë rajonin ku tashmë jemi në valën e tretë të Coronavirusit.

“Situata në vendin tonë e shoh ashtu sikur edhe situatën në rajon, është një trend i një numri të madh të vdekjeve për fat të keq , pra jemi duke u ballafaquar me valën e tretë të këtij infeksioni tanimë edhe me variante të reja të këtij virusi të cilat e komplikojnë situatën”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat