Fisnik Ismaili, djali i Muharremit kërkoi mbylljen e kufirit me Shqipëri

Aktuale

Fisnik Ismaili, djali i Muharremit kërkoi mbylljen e kufirit me Shqipëri

Nga: N.SH. Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:49
Kufiri Kosovë-Shqipëri, ku shihen flamujt e dy shteteve shqiptare!

Të kërkohet mbyllja e kufirit me Shqipërinë është skandaloze, por nuk pritet diçka më të mirë nga djali i Muharremit, i cili ishte afërt me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ditën e diele ka kërkuar një gjë të tillë.

Lidhjet e Muharremit me Millosheviqin ishin bërë temë diskutimi edhe në Kuvendin e Kosovës. Lidhjet e tyre ishin të hershme, thuhet se ata ishin bashkë qysh në rini, pasi që kanë qenë në të njëjtën kazermë gjatë shërbimit ushtarak në ish-Jugosllavi.

Ismaili dhe Millosheviq edhe pas përfundimit të shërbimit ushtarak e kishin vazhduar shoqërinë e tyre dhe në shumicën prej funksioneve të rëndësishme, si diplomat karriere, Drejtor Gjeneral i Bankës së Kosovës, kryetar i dhunshëm i caktuar nga LK e Kosovës në Klubin Futbollistik “Prishtina” për dy vite 1984-1986, thuhet se është bërë më përkrahje direkte të Sllobodan Millosheviqit.

Muharrem Ismaili, ishte emëruar Drejtor Gjeneral i Bankës së Kosovës me direktivë të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1987, pak kohë para se të vendoste të kalonte në funksione politike, derisa ende ishte drejtor në “Beogradska Banka” të Beogradit.

Ai ishte i njohur edhe si mik i vëllezërve Kariq nga Peja (Bogolub, Dragomir, Zoran dhe Sreten Kariq), që ishin paramilitarë të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, të cilët edhe ishin të parët që filluan organizimin e mitingjeve pro-millosheviqiane. Gjithashtu, emri i Muharrem Ismailit apostrofohet edhe në Tribunalin e Hagës nga Sllobodan Millosheviqi, gjatë procesit të tij gjyqësor, kur dëshmitar ishte Mahmut Bakalli.

Emri i Muharrem Ismailit apostrofohet në kontekst të organizimit të takimit në mes të Mahmut Bakallit dhe Jovica Stanishiqit. Këtë takim e kishte organizuar David Gajiq, shef i resorit të sigurimit serb në Prishtinë (CRDB-së), i cili ishte gjithashtu mik i Muharrem Ismailit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat