Emini: Në vend të fushatës, Kurti të vizitojë Shqipërinë për vaksina

Aktuale

Emini: Në vend të fushatës, Kurti të vizitojë Shqipërinë për vaksina

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:16
Donika Emini

Në vend të fushatës në Shqipëri, kryeministri Albin Kurti do të duhej të angazhohet për sigurimin e vaksinave antiCOVID, thuhet në reagimet e shoqërisë civile dhe opozitës.

Vizita e ministrave dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për fushatë zgjedhore po kritikohen në Kosovë.

Pos opozitës, kritika të forta për këto vizita ka edhe njohësja e çështjeve politike, Donika Emini.

“Në vend se Kurti të shkojë në Shqipëri për vizitë zyrtare ku në agjendë do të ishte sigurimi i vaksinave, pandemia, impakti ekonomik i pandemisë në dy vendet tona, e çështje tjera me rëndësi, Kurti shkon atje për të mbështetur parti opozitare… Sitatua në Kosovë është alarmante dhe Kurtit i është dhënë besimi me mbi 50 të votave për të menaxhuar vendin në kohë të krizave”, deklaroi ajo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri nga kryeministri Albin Kurti, ministrat e deputetët e tij në kohën kur nga 80 bashkëqytetarë në javë vdesin nga coronavirusi në Prishtinë dhe kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri dhe papërgjegjësi.

Për shkak të masave të fundit të vendosura nga qeveria, mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.

Në Shqipëri megjithatë situata epidemiologjike paraqitet më e mirë se në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 4 të vdekur, derisa ka pasur 125 infektime të reja. Në Kosovë situata është pak më e rëndë ku si pasojë e infektimit me coronavirus janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe 345 raste të reja infektimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat