Ish-ambasadori: Edhe shejtanin do ta kisha bërë aleat për heqje qafe të Edi Ramës nga politika

Aktuale

Ish-ambasadori: Edhe shejtanin do ta kisha bërë aleat për heqje qafe të Edi Ramës nga politika

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:17
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i ftuar në emisionin “Context, ka folur për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëndosje, në zgjedhjet e Shqipërisë. Ai po ashtu ka komentuar për rolin politik të Edi Ramës si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, duke përmendur se i njëjti është “e keqja e Kosovës”.

“Mendoj që ka të bëj më shumë se strategji, nëse do ishte taktikë ndoshta do të zhgënjehesha duke pasur parasysh profilin e Albin Kurtit.
Besojë që pjesëmarrja atje është e drejtë pavarësisht se këtu dhe në Tiranë, analist e subjekte të ndryshme politike e gjykojnë, pasi që ka dy ditë që kjo po paragjykohet thjesht vetëm për pjesëmarrje të Vetëvendosjes atje.

Unë nuk e shoh në kontekst negativ këtë sepse për mua, Edi Rama përfaqëson të keqen kryesore për Shqipërinë dhe duhet hequr qafe.
Është një regjim autoritare tashmë i vendosur një partiak, për mua 4 vjet janë të mjaftueshme nuk ka se çfarë të i jep më Shqipërisë. Por siç e gjykojë unë është një e keqe edhe për Kosovën.
E para marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke parë minimumin historik të tyre në të gjitha fushat. Pastaj tjetra që Rama i është bashkuar tezes anti-Kosovë, anti-shqiptarë, për ndarjen e Kosovës. Kështu që largimi i tij nga politika është e mirë edhe për Kosovën
A vie kjo nga Albin Kurti apo nga LVV, për mua edhe shejtanin do ta kisha bërë aleat për heqje qafe të Edi Ramës“- ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat