Mbi 300 serbë u vranë në Koshare nga UÇK-ja dhe NATO

Aktuale

Mbi 300 serbë u vranë në Koshare nga UÇK-ja dhe NATO

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:29
Serbët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami, thotë se në Koshare kanë mbetur të vrarë mbi 300 serbë.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, serbët janë vrarë nga UÇK-ja dhe nga bombat e NATO-s.

Ai thotë se në Koshare përveç ushtrisë së rregullt serbe aty kishte edhe rezervist dhe vullnetar/mercenar të huaj, si dhe pjesëtarë të njësive speciale antiterroriste dhe parashutiste.

Postimi i plotë:

Në Koshare ushtria Jugosllave përveç ushtarëve të rregullt kishte edhe rezervist edhe vullnetar/mercenar të huaj, dhe poashtu pjesëtarë të njësive speciale antiterroriste 72 dhe ajo e parashutisteve 63!

Ata i pranojnë 108 të vrarë, të gjithë pjesëtarë të ushtrisë! Kur kemi parasysh dëshmitë e luftëtarëve serbë kohëve të fundit, na lenë të kuptojmë se aty pala serbe i ka humbur rreth 300+ luftëtarë, ku pjesa më e madhe ishin vullnetar dhe rezervist!

Jo të gjithë janë vrare nga UÇK, një pjesë është vrarë edhe nga bombat e NATO-s!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat